14Dhjetor2017

Fshati Çajlë pritje madhështore për djalin e dëshmorit Shpat Iseini

cajlaaaaaa6cajlaaaaaa606.10.2017 - Fshati Çajlë pritje madhështore për djalin e dëshmorit Shpat Iseini
RDK dhe UNITETI vazhdojnë me takime me qytetarët e Komunës së Gostivarit, kësaj radhe në fshatin Çajlë, ku në mënyrë madhështore e pritën djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseinin. Në këtë takim me banorët e fshatit Çajlë prezent ishte edhe kryetari i RDK Vesel Memedi, si dhe kandidatët për këshilltarë që vijn nga ky fshat Avni Elezi, Muhamed Selimi, si dhe Hamza Jonuzi.


Para bashkëvendasve të vet, u drejtua kryetari Vesel Memedi, i cili theksoi se Çajla gjithmonë ka qenë e bashkuar dhe do të vazhdoj të jetë e tillë edhe kësaj radhe. Për këtë arsye, fshati Çajlë do të jap maksimumin në përkrahje të djalit të dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinit, i cili ishte vetëm 5 vjet kur ndodhën këto ngjarrje tragjike, ku ngeli pa më të dashurin, babain, doktor Shpend Iseinin. Sipas kryetarit Memedi, thirrja në emër të këtij fenomeni duhet njëherë e përgjithmonë të përfundoj, dhe njeriu që mund ta përfundoj manipulimin në emër të kësaj ngjarrje tragjike, është pikërisht djali i dëshmorit, sepse dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre në emër të mbrojtjes së kauzës kombëtare, përfundoi kryetari Memedi.
Kandidati për kryetar komune Shpat Iseini u zotua para banorëve të fshatit Çajlë se injorimi dhe ofendimi i deritanishëm që i është bë fshatit Çajlë, do të përfundoj njëherë e përgjithmonë, dhe kjo do të dëshmohet nëpërmes punëve konkrete, edhe ate kanalizimit të fshatit, rregullimit të stadiumit, hapjes së rrugës së re që del në autostradë, dhe ndërtimit të sallës sportive për nevojat e shkollës fillore Çajla, përfundoi Shpat Iseini.
Shërbimi për Informim,
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

 

cajla 2cajla 2

22279840 1581524998535063 6595637705878414257 n22279840 1581524998535063 6595637705878414257 ncajlaaa1cajlaaa1cajlaaaa2cajlaaaa2cajlaaaaa3cajlaaaaa3cajlaaaaa4cajlaaaaa4cajlaaaaaa5cajlaaaaaa5cajlaaaaaa6cajlaaaaaa6