14Dhjetor2017

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të fshatrave Banjicë dhe Zdunjë

banj3albanj3al09.10.2017 - RDK dhe UNITETI që e përbëjnë koalicionin Aleanca për Shqiptarët mbrëmë prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të fshatrave Banjicë e Epërme, Banjicë e Poshtme, si dhe Zdunjë. Para të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kreun e Gostivarit Shpat Iseini, si dhe këshilltari Jasin Halili.

Kryetari Vesel Memedi iu drejtua të pranishmëve me mesazhin se të gjith ne kemi harxhuar të gjitha mjetet demokratike të protestës dhe të gjitha adutet e fuqishme si komb, por përsëri jemi të urritur dhe të etshëm për përfaqësim të denjë të kombit në institucionet e shtetit dhe më gjërë. Kjo është kështu, theksoi kryetari Memedi, sepse sistemi asnjëherë nuk ka dasht që shqiptarët të udhëhiqen nga lider largpamës, vizionar, dhe të ditur, por gjithmonë kanë krijuar figura të ndryshme publike që kanë manipuluar popullin. Populli ka njerëz të mirë dhe të aftë të udhëheqin popullin, por këta manipulant klasik, që kanë kaluar nëpërmes 5-6 partive të ndryshme, nuk i lejojnë të vijnë në shprehje. Rinia duhet ti luftoj këta njerëz me dituri dhe urtësi, dhe kurr të mos dorëzohet sepse ardhmëria i takon rinisë, përfundoi kryetari Memedi.

 

Kandidati për kreun e komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, theksoi se gjenerata e re është e vetmeja që mund të rikthej besimin e humbur të popullatës ndaj organizimit politik, prandaj kërkojmë që të na testoni maksimalisht me përgjegjësinë e udhëheqjes së komunës së Gostivarit. Bashkarisht me ekipin tonë, zotohemi se do të jemi në shërbim të popullatës, duke na përcjell hap pas hapi për të gjitha fjalët publike që i kemi thënë, apo i kemi të shkruara në programën tonë zgjedhore, përfundoi kandidati për kreun e komunës Shpat Iseini.

Kandidati për këshillin komunal Jasin Halili theksoi se premtimi për menaxhimin me mbeturinat si dhe ndërtimin e fabrikës për reciklimin e mbeturinave do të jetë realitet i prekshëm, ku do të punësohen me dhjetëra apo qindra banorë të fshatit dhe më gjërë. Ai gjithashtu foli për krijimin e zonës së lirë ekonomike që do të krijojë me mijëra vende të reja të punës.

Shërbimi për Informim,

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), 

banj3albanj3al

banj2albanj2al

banj1albanj1al

alzdu3alzdu3

alzdu2alzdu2

alzdu1alzdu1