Për Kryetarin

Vesel Memedi

Vesel  Memedi ka lindur në Gostivar, më 12 shtator 1974.

Vesel  Memedi ka kryer studimet deridiplomike në psikologji në  Kuala Lumpur të Malajzisë, kurse ato postdiplomike, dy magjistratura, në Leeds, Britani e Madhe, në psikologjinë kualitative, dhe  Amsterdam, Holandë, në komunikimin e të folurit dhe retorikë, ka doktoruar poashtu në të njëjtën fushë në  Amsterdam të Holandës. Vesel Memedi ka fituar edhe çmimin prestigjioz Fulbright Visiting Scholar në Universitetin Columbia, në Nju Jork, SHBA. Vesel  Memedi ka ligjëruar si professor i lëndëve psikologjike dhe komunikimit të të folurit,  në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Tetovës, si dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës, për 12 vite.

Përfshirja e Vesel  Memedit në jetën publike dhe politike zë fill me iniciativën e pavarur të zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku për dy mandate ka qenë i zgjedhur si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Gostivarit. Në vitin 2015 zgjidhet kryetar i subjektit politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare tëvitit 2016 zgjidhet deputet në Kuvendin Republikan.  

Gjatë këtij mandati parlamentar, Vesel  Memedi zgjidhet edhe Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Poashtu, duhet theksuar se gjatë këtij mandati parlamentar, Vesel  Memedi ka shërbyer në shumë komisione dhe delegacione parlamentare, si zëvendës kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Komisioni për Çështje Juridiko-Ligjore, Komisioni për Sistem Politik, etj, ndërsa ka spikatur në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të  NATO-s. Pas gati dy vite e gjysëm në pushtet, për shkaqe parimore, Vesel Memedi dhe bashkëmendimtarët  e Rilindjes Demokratike Kombëtare, lëshojnë qeverinë dhe japin dorrëheqje nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe publike.

Vesel  Memedi ka qenë mjaft aktiv në organizimin e jetës sportive në Gostivar dhe më gjërë, ku për një periudhë të gjatë kohore shërben si kryetar i klubit futbollistik Rinia dhe Gostivari.

Vesel Memedi është i martuar dhe ka dy fëmijë, Shefikun dhe Kenzën.